Vrojtohen rrezet kozmike më të forta që kanë prekur ndonjëherë Tokën. Nga observimet e teleskopit “Hess” në Namibi janë vërtetuar rrezet me energji që mbërrijnë nga hapësira, dhe kanë një shtrirje prej 40 TeV, që është një unitet mase e përdorur për matjen e energjisë, ku 1 TeV është e barabartë me një mije milliard elektronvolt. Lajmi është bërë i ditur nga një grup ndërkombëtar institutesh shkencore që kanë analizuar të dhënat e marra nga grupi i 5 teleskopëve hapësinorë, ndër të cilët “Max Plank” i Gjermanisë e nga CNRS i Francës.
Rrezet kozmike janë pjesëza dhe bërthama atomike me energji jashtëzakonisht të lartë, me origjinë galaktike ose ekstra galaktike, që duke lëvizur me shpejtësinë e dritës, godasin Tokën. Ekzistenca e tyre u zbulua për herë të parë në 1912, nga fizikanti austriak Viktor Hess, i cili u vlerësua edhe me çmimin Nobel në 1936.
Mbi zbulimin e bërë, shkencëtarët thonë se nuk dihet ende se cila është prejardhja e saktë. Ata theksojnë se burimi mund të jetë edhe i afërt me sistemin diellor, në terma galaktikë, pra mijëra vite dritë larg, distancë që konisderohet mjaft e vogël.
Klan News