Për Jozefina Topallin kjo nuk është Partia Demokratike dhe vendi është pa opozitë. Një ditë pas votimit të Gramoz Ruçit si Kryetar të Kuvendit, ku të paktën dy vota dolën nga radhët e Partisë Demokratike, Topalli ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashë Isufit, kontriboi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit”,

shkruan ish – numri dy i PD.

Më tej, ajo shprehet se reagimi i demokratëve në rrjetet sociale ka qenë një fortunë. 

“Dikush i shkruante:” Nuk besoj të ketë votuar Lul Basha për Ruçin se do ishte nepotizëm”. 

Dikush tjetër ” Hera e parë në historinë e vendit që një opozitë jepet me koncesion nga një sharlatan”. 

Tjetri:”Nëse ky lajm është i vërtetë dhe janë shitur qysh sot 3 deputetë të opozitës, atëherë nuk është faji i Edvinit, por i PD që i është thyer busulla morale”. 

Të tjerë:” Do bëhesh Kryeminister ti?! Ty të vjedhin votat në Parlament.” 

Nëse ambasadori amerikan bojkotoi Ruçin po ti pse nuk e bojkotove?””

Megjithatë, Topalli thotë se nuk u habit që

“lista e Lulit votoi Ruçin”

.

“Prej shume vitesh, Luli nuk më zhgënjen për asgjë: Nuk më zhgënjen:

– as kur qan me lot krokodili për të vrarët e diktaturës;

– as kur betohet për opozitë ballore dhe flirton me Ramën;

– as kur proteston për votën e lirë, hyn në qeveri me pm Ramën dhe vetë vjedh votat brenda PD;

– as kur çon PD në humnerën me minis 230 mijë vota dhe thotë realizuam një fitore morale;

as kur voton Ruçin e fill pas kësaj i bashkohet atyre që protestojnë kundra këtij të fundit;

– as kur thërret me shërbëtorët e tij gaztorë se ia vodhën 3 vota nën reflektoret e dritave të seancës parlamentare, nën xhirimin e 20 kamerave në transmetim direkt, në sy të 3 milion shqiptarëve dhe me prezencen e pothuaj gjithë trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet atë që ka mbetur nga PD. 

Luli nuk më zhgënjen kur thotë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që do bëjë. 

Luli luan të gjitha rolet ..teatrale. 

Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit, Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i “opozitës” dhe nuk ka frikë se bëhet Lul Komiku”.

“Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgjë me PD. Ata nuk kanë patur kurrë lidhje me këtë forcë politike deri në 2005. Dhe që nga ky vit, ai i vetëm e ka vjedhur atë deri më: 17-18 maj, kur kreu aktin e tradhëtisë ndaj demokratëve; më 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashë Isufi listën e familjes dhe klientëve të saj; më 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulën e PD përmes falsifikimit të votave e pjesëmarrjes. E deri dje, kur i dhuroi Ruçit 3 vota nga lista e tij”.

“Kur kryetari shet vendet e listës së deputetëve, edhe deputetit i duket se ka të drejtë të shesë votën e tij.

3 muaj më parë Luli çertifikoi shkrirjen e së djathtës . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit . Jo miq, nuk ka humbur dje busullën morale PD. Kjo nuk është PD. Vendi është pa opozitë. Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohë në krye të opozitës do jetë çuni i tij i mirë”

, shkruan Topalli më tej.

Ajo thekson se demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën

“nga karriga e uzurpuar me vjedhje e falsifikim votash, pas shitjes që i bëri Pd dhe rezultatit katastrofik të 25 qershorit

“./tvklan.al