9 plazhe në Sidnei janë mbyllur për vizitorët pasi topa misteriozë gri mbushën bregun duke ndërprerë përkohësisht sezonin e pushimeve verore.

Plazhet e njohura si Manly, Dee Why, Long Reef, Queenscliff, Freshwater, North and South Curl Curl, North Steyne dhe North Narrabeen u mbyllën deri në njoftimin e mëtejshëm. Autoritetet kanë nisur pastrimin e plazheve dhe kanë marrë mostra për të kuptuar se çfarë përmbajnë në të vërtetë këto topa.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Uellsit të Ri Jugor kanë planifikuar që të kryejnë inspektime më të detajuara edhe në plazhe të tjera në zonë. Tetorin e kaluar, disa plazhe në lindje të Sidneit u mbyllën pasi mijëra topa të zinj u shfaqën në breg. Fillimisht ata u raportuan se ishin “topa katrani” të naftës së papërpunuar, por testet më vonë zbuluan se ato ishin copëza mbetjesh të krijuara nga njeriu.

Topat ishin të formuar nga acide yndyrore, hidrokarbure të naftës dhe materiale të tjera organike dhe inorganike dhe përmbanin përmbajtje droge, flokësh, vaj motori, mbetje ushqimore, lëndë shtazore.

Klan News