Brindizi-Lecce: Nëntë persona kanë përfunduar në prangat e Guardia di Finanza në Itali, për trafik droge e kontrabandë. Bëhet fjalë për grupe kriminale, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët sipas mediave italiane, merreshin me trafik marijuane nga Shqipëria, kontrabandë cigaresh dhe alkooli.

Mes të arrestuarve janë një rezident në Lecce, shtatë në Brindizi dhe një në Bari. Hetuesit mësohet se kanë arritur të shkatërrojnë dy grupe të ndryshme, që drejtonin trafikun e drogës dhe shitjen e jashtëligjshme të cigareve.

Sipas policisë italiane, janë dy shqiptarë të arrestuar gjatë këtij operacioni. Ata janë K. Ll. 27 vjeç dhe A. G.

Ndërkohë, pjesa tjetër e të arrestuave janë italianë; L. P, I. L dhe G. L. , L. S. , N. M. , L. S. dhe S. B..

/tvklan.al