65 vite nga krijimi i Ansamblit popullor. Sfidë, krijimet e reja
“Trimat e Jutbinës” Ansambli Popullor do ti ngjisë sërish në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kësaj radhe për të festuar 65 vjetorin e këtij institucioni.
Vepra me valle, elegji, dhe rite, e mbështetur në “Tregimet e moçme Shqiptare” të Mitrush Kutelit rizgjidhet që Ansambli Popullor të çojë të publiku atë çka ka për detyrë; Veprën burimore.
Gerti Druga: Ka një problem të jashtëzakonshëm, ne nuk kemi më burime, individë të cilët ishin model i frymëzimit për të ngritur shfaqjet, sot janë më pak.
Në 65 vite Ansambli ka jetuar në kohë të mira, por edhe sfiduese. Sot një nga sfidat është mungesa e krijimeve të reja.
Gerti Druga: Nëse para 30 viteve e gjithë trup sidomos pjesa e koroegrafit kishte mundësinë që të shkonin në zonat e caktuara, nëse donin që të bënin valle jugu që ta studionin, sot kjo mungon.
Të krijosh për një gjeneratë të re, vepra të bazuara tek e shkuara e largët për regjisorin Druga është sot sfida kryesore e Ansamblin.
Gerti Druga: Sot duhet të dimë të krijojmë për më tej dhe kjo nuk ka për të qënë e lehtë.
Me datën 9 dhe 10 Ansambli popullor sjell 11 rrëfenja, për të mbinatyrshmen, kryengritjen e Arbërve, ndër to pjesë nga Ajkuna qan Omerin, Muji dhe Zanat etj.
Tv Klan