Kur dashuria e vërtete te godet me te paren here si një rrufe mund te marrësh përsipër gjithçka për te mos e humbur sikundër vërtetoi historia e kalorësit De Grieux dhe te dashurës se tij, Manon Lescaut, protagonistet e operës se pare te famshme te Xhakomo Pucinit “Manon Lescaut”, e ngjitur premiere ne ditën e te dashuruarve ne Teatrin e Operës dhe Baletit.
Eva Golemi: “Është roli më i bukur, sidomos ishte dhe në këtë ditën e të dashuruarve, është rol vërtet i jashtëzakonshëm për mua. I vështirë shumë nga ana skenike, nga ana vokale, por interpretuam mirë. Them se interpretuam mirë.”
Lorenzo Decaro: “E kam studiuar posaçërisht për ta kënduar këtu. Me pas do ta interpretoj edhe ne Itali, pasi s’e kam interpretuar asnjëherë me pare këtë vepër. Personazhi De Grieux, është mjaft i vështirë, përveçse ka vështirësi ne te kënduar duhet dhe te përcjellësh edhe fizionominë psikike te tij. Te ruash kontrollin e interpretimit nga akti i pare deri ne te katërtin kur ndodh edhe fundi tragjik.”
Nikolin Gurakuqi: “Është një vepër e paluajtur asnjëherë, dmth, pavarësisht se ajo njihet në arenën botërore në Shqipëri është një vepër që nuk njihet, por vepra u përçua jashtëzakonisht mirë. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur”.
Manon Lescaut, e kompozuar si një tragjedi lirike solli përmes ngjyrës dramatike te vokaleve dhe lojës skenike te artisteve te Teatrit te Operës peripecitë e mundimshme dhe historinë e dëshpëruar te dashurisë se Des Grieux dhe Manon, qe vdiq ne mes te shkretëtirës nga stërmundimi, etja dhe uria.
Manon Lescaut do te vijoje shfaqjet e saj Teatrin e Operës dhe Baletit në datat 16, 18 dhe 20 Shkurt./tvklan.al