Tre persona janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.
Kastriot Gazidede, 26 vjeç dhe S. Gazidede, 16 vjeç, (vëllezër) u arrestuan, pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu në pranga u vu dhe Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.
/tvklan.al