Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Athinë nga policia greke pasi në automjetin e tyre u gjet lëndë eksplozive dhe armë.
Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale A.R. dhe një grua 33-vjeçare.
Sipas mediave greke, makina u ndalua për kontroll të rastësishëm dhe brenda mjetit, në kutinë e marsheve, u konstatua një pako e dyshimtë. Menjëherë u thirr skuadra anti-bombë dhe rezultoi se brenda pakos së dyshimtë kishte lëndë eksplozive.
Të dy u arrestuan në flagrancë. 39-vjeçari rezulton të jetë person me precedent penal dhe i dënuar më parë për drogë.
Sipas mediave greke, policia beson se shqiptari është pjesë e një bande në Athinë dhe eksplozivi do të vendosej në një makinë apo dyqan.
Nga marrja në pyetje, 39-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues para hetuesve dhe nuk ka treguar se ku i ka gjetur eksplozivët dhe detonatorët. Policia dyshon se lënda plasëse mund të jetë trafikuar edhe nga Shqipëria.
/tvklan.al