Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka biseduar në telefon edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Kjo u bë e ditur nga vetë Vuçiç në Instagram.

“Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt“, tha Vuçiç.

Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha Presidenti serb.

Ai theksoi se Trumpi e falenderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe beson se në periudhën e ardhshme do të kenë mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

Klan News