Moszbatimi i ligjit antiduhan miratuar pothuajse 2 vjet më parë ka mbledhur në një tryezë të përbashkët përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë dhe të institucioneve që kanë për detyrë zbatimin e ligjit. Sipas tyre ligji antiduhan është mëse i arritur, por zbatueshmëria e tij ka hasur një sërë problemesh.
Arben Ivanaj: “Ne e kemi pranuar dhe e pranojmë të gjithë se zbatueshmëria e ligjit ka problemet e veta në Shqipëri. Ligji synon eliminimin e kushteve për të pirë duhan, penalizmin e atyre të cilëve krijojnë me dashje kushte për të pirë duhan.”
Eduart Shalsi: “Le të bashkojmë forcat, të ndajmë përgjegjësitë, por natyrisht duke i shoqëruar dhe me logjistikë, burime njerëzore dhe financiare pa të cilat do të theksoja është e pamundur aplikimi i suksesshëm i këtij ligji.”
Roland Shuperka: “Në qoftë se nuk ka ecur ligji antiduhan, pika kryesore ka qenë konfuzion përgjegjësish. Të gjithë duan të merren me çdo gjë dhe asnjëri nuk merret me asgjë. Konfuzioni i përgjegjësive fillon nga të gjitha hallkat, nga të gjitha strukturat.”
Specialistët e kanë cilësuar situatën e duhan pirjes në vendin tonë shumë të lartë dhe alarmante, për të disatën herë specialistët antiduhan kanë kërkuar rritjen e çmimit të cigareve në mënyrë që të ulet niveli i duhanpirës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Enver Shehu