Irma Toptani: “Ora është 22 e mbrëmjes, kemi ardhur të vëzhgojmë procesin e numërimit të votave në KZAZ 51 të njësisë bashkiake nr. 7, të vendosur pranë shkollës së Inxhinierisë së Ndërtimit. Për të mësuar më tepër se si po shkon procesi i numërimit të votave do të kontaktojmë tani me kryetarin e komisionit Kosta Dafo. Si po shkon procesi i numërimit të votave dhe sa qendra votimi kanë mbetur pa u numëruar?”

Kosta Dafo: “Siç e shihni procesi i numërimit të votave po shkon normalisht. Kanë përfunduar rreth 20 qendra votimi dhe po rrisim in densitetin që të përfundojmë sa më shpejt. Udhëheq Partia Socialiste.”

Irma Toptani: “Me ç’avantazh?

Kosta Dafo: “Tani për tani është me 350 vota përpara.”

Irma Toptani: “Si ka shkuar procesi deri tani, ka qenë i qetë?”

Kosta Dafo: “Deri tani s’kemi pasur probleme.”

Irma Toptani: “Kur mendoni se mund të përfundojë ky proces numërimi?”

Kosta Dafo: “Nuk mund t’ju jap diçka të saktë në këtë drejtim sepse nuk i dihet të papriturave. Kështu që s’mund të jap afat për këtë punë, por neve e kemi shtuar intensitetin e punës në të njejtën kohë. I kemi porositur dhe grupet e numërimit që të mos na largohen, i kemi ndër[rerë dhe pushimet pasi përfundoi një qendër.”

Irma Toptani: “Ora shënon 22 e 30 e mbrëmjes, ndodhemi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” ku është vendosur KZAZ-ja 45 e njësisë bashkiake nr.1 në kryeqytet. Për të mësuar më tej rreth procesit të numërimit të votave, i cili mesa duket dhe nga pamjet vazhdon rregullisht do të takojmë tani kryekomisionerin Altin Gjino.

Zoti Gjino si po shkon procesi i numërimit të votave.”

Altin Gjino: “Për mua po shkon mirë. Jemi tek 5 kutitë e fundit, shpresojmë që për 1 orë, 1 orë e gjysmë ta mbyllim.”

Irma Toptani: “Kush është fitues deri tani?”

Altin Gjino: “Deri tani është partia Socialiste.”

Irma Toptani: “Me sa vota kryeson mbi?”

Altin Gjino: “Rreth 1000 vota.”

Ashtu siç tregojnë edhe pamjet, procesi i numërimit të votave vëzhgohet hap pas hapi qysh nga fillimi e deri në këtë orë të mbrëmjes nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e Partive respektive.”