Rovena Gashi dhe Dritan Gina, çifti i prokurorëve të pezulluar nga detyra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku kanë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit këtë vendim.

Por në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Gashi ka sqaruar se Kolegji ende nuk ka caktuar trupën që do shqyrtojë ankimin e tyre, edhe pse kanë kaluar dy javë.

Sipas Gashit, çështja e tyre u hodh në short dhe caktua relatori. Por për shkak të një situate të pa parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen.

Procedura e ri-caktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një Rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitetet e ndryshimit të relatorit të çështjes.

Sipas Gashit, kjo zvarritje e pajustifikuar dhe e lejuar nga ana e Kryetares së KPA, përbën jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj.

Tv Klan