Futbollisti kroat, Jakov Jelkic është gjetur i mbytur në detin e Alicante në Spanjë.

24-vjeçari ishte pjesë e skuadrës zvicerane të FC Granges-Paccot, ndërsa kishin udhëtuar drejt Spanjës për një turne.

Mbrëmjen e së Shtunës, më 1 Shkurt, Jelkic u raportua i zhdukur në polici. Pas verifikimit të kamerave, u pa lojtari teksa kishte festuar me miqtë e tij në një klub nate.

Pas kësaj, në gjendje të dehur ai u rrëzua aksidentalisht në afërsi të portit, në detin e Alicante. Pas kërkimeve disa orëshe, policia ka njoftuar gjetjen e trupit të Jakov Jaklic, i cili rezultoi të ishte mbytur. /tvklan.al