Alphonso Davies u shfaq shumë i lumtur pasi rinovoi kontratën me Bayern Munich. Për faqen zyrtare të klubit, mbrojtësi i majtë tha se Bayern është kthyer në shtëpinë e tij.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën me këtë klub të madh. Erdha në Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të jetë e mundur për tu bërë një nga më të mirët në pozicionin tim. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu. Bayern Munich është shtëpia ime”, tha mbrojtësi.

Davies është pjesë e Bayern Munich nga viti 2018, ndërsa zgjati bashkëpunimin me klubin, deri në verën e vitit 2030.

Kanadezi ishte një objektiv dhe dëshirë e Real Madrid, por me firmën e re, transferimi bëhet i pamundur. /tvklan.al