Lëndimet që ka marrë kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen gjatë sulmit të së premtes janë të lehta.
Ajo u godit në qendër të kryeqytetit teksa ishte duke marrë pjesë në një ngjarje për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
‘Kryeministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, por ajo është e tronditur nga incidenti”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.
Në njoftim bëhet e ditur se Frederiksen është dërguar menjëherë në spital për një kontroll mjekësor pas incidentit. Autori një 39-vjeçar pritet të dalë para gjykatës për tu marrë në pyetje.
As policia dhe as kryeministria ende nuk kanë bërë të ditur motivet e sulmit.
Sulmi ndaj kryeministres daneze u dënua nga disa liderë evropianë dhe vjen teksa danezët përgatiten të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për zgjedhjet evropiane.
Klan News