Kombëtarja shqiptare, do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, sfidë e cila është planifikuar të luhet më 7 shtator. Ky takim do të luhet në Çeki, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar tifozët, se nga kjo e martë e 20 gushtit, kanë dalë në shitje biletat, për sfidën e parë të grupit B1.

Biletat për tifozët kuqezi ndaj Ukrainës do të jenë në sektorin “fans sector away” dhe kushtojnë 1.200 lekë, ndërsa mund të sigurohen në linkun: https://fshf.org/shop.

Ndërkohë vijon procesi i shitjes së biletave edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë, atë ndaj Gjeorgjisë, e planifikuar për tu luajtur më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Të gjitha sfidat e Shqipërisë, do të transmetohet ekskluzivisht për territorin shqiptar dhe pa pagesë në ekranin e kombëtares, në Tv Klan.

/tvklan.al