Viktor Osimhen së shpejti mund të largohet nga Turqia për në Premier League! Manchester United e pëlqen sulmuesin nigerian dhe po shqyrton mundësinë e pagesës së klauzolës së shitjes, e vlefshme vetëm për klubet e huaja, me vlerë prej 75 milionë Lekësh.

Synimi i “Djajve të kuq’ është që ta sjellin atë në “Old Trafford” në Janar. Osimhen, i huazuar nga Napoli te Galatasaray, deri më tani ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje në Super Ligën Turke dhe tre gola e dy asiste në Ligën e Europës.

Osimhen do të ishte i lumtur që të transferohej në Premier League, që ka qenë edhe ëndrra e tij për ca kohë, raporton Sportmediaset. Nga kjo edhe Napoli do të ishte i kënaqur, pasi presidenti De Laurentiis do të mund të kishte kapitalien e nevojshëm për të investuar në merkato.

Synimi i të kaltërve është një mbrojtës, por edhe një sulmues. Drejtuesit e United po kërkojnë që të fusin në marrëveshje edhe Zirkzee.

Holandezit i pëlqen shumë edhe Juventusit, e i pari do të transferohej me qejf në Torino, ku është edhe ish-trajneri i tij Tiago Mota. Por bardhezinjtë nuk mund të investojnë shifra të larta, e nisur nga kjo Napoli është i favorizuar.

Klan News