Kalimi në Turqi ka rilindur Victor Osimhen. Sulmuesi po shkëlqen në radhët e Gallatasaray, fakt që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve Europiane. Nigeriani gjendet në listën e dëshirave të disa prej skuadrave kryesore të kontinentit, mes të cilave edhe Manchester United.
“Djajtë e kuq” e shikojnë Osimhen si sulmuesin kryesor për tu rikthyer kompetitiv. Klauzola e sulmuesit vlerësohet me rreth 75 milionë Euro, shifër që te United janë gati për ta paguar që në merkaton e Janarit. Kuotë që mund të bind edhe Napolin, i cili e konsideron si jo të denjë për skuadrën e së ardhmes.
Për 25-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera, si Chelsea e PSG, të cilët fillimisht duhet të bindin Napolin për të tentuar më pas firmën me Osimhen.
Nigeriani ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje me Gallatasaray, teksa besohet se etapa e radhës në karrierë do të ndodh vetëm në fund të sezonit. Osimhen u largua nga kampionët e Italisë pasi Antonio Conte e nxorri jashtë planeve në edicionin aktual.
Klan News