Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Një ditë më parë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se ushtria do të merrte nën kontroll sigurinë e perimetrit të jashtëm të Aeroportit të Rinasit. Ky vendim erdhi pas grabitjes së ndodhur pasditen e së martës në pistën e avionëve.
/tvklan.al