Në kuadrin e prezantimit të programit të ri të Partisë Socialiste kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj pati disa takime me banorë të Mollasit në qarkun e Elbasanit.
Duke u ndalur në problematikën e fshatit Leskaj tha se qeveria shqiptare e ka harruar atë.
Valentina Leskaj: “Varfëria në fshat është rritur. Hendeku mes fshatit dhe qytetit është thelluar. Ne jemi këtu si Parti Socialiste me një program shumë serioz që ta mbyllim këtë hendek. Ne jemi këtu si Parti Socialiste që me programin tonë t’i japim fshatit jetën që meriton, t’i japim fshatit dinjitetin që meriton, t’u japim të rinjve të fshatit perspektivën që meritojnë dhe jo shpresën e humbur”.
Sipas Leskajt 28 Qershori do të jetë kthesa për ekonominë e zonave rurale dhe për produktet e tyre bujqësore./tvklan.al