Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë shprehet e përkushtuar për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin me vendin tonë.
Në faqen zyrtare të ambasadës së “Facebook” është publikuar videomesazhi i VanHorn e cila shpreh interesin për të zbuluar dhe mësuar më shumë për Shqipërinë.
Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën tuaj drejt integrimit evropian dhe të forcoj lidhjet mes dy vendeve tona.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë thotë se qëllimi i saj është që të punojë për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë së bashku për qëllimet tona të përbashkëta, për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinmë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike.
Nancy VanHorn është një diplomate karriere, e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Evropë.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë David Ëisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë ndërkohë që prej më shumë se një viti pritet konfirmimi nga senati amerikan i ambasadorit te ri David Kostelancik
Klan News