Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka votuar në Njësinë nr 5 në kryeqytet. Në një prononcim të shkurtër për mediat Vasili tha se sot është dita e çlirimit në të gjitha pikëpamjet.
Së pari Vasili i uroi gëzuar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
“
Besoj shumë se mençuria e një populli të vjetër si i yni, i cili gjithmonë ka bërë diferencën mes të tjerëve, do të bëjë diferencën edhe sot, jo vetëm për një të ardhme më të mirë dhe më me shpresë, por njëkohësisht dhe krijimin e asaj hapësirë që presin dhe veçanërisht të rinjtë e Shqipqrisë. Shpresoj të jetë një ditë e qetë dhe të kemi një proces të mençur dhe votim të mençur”.
/tvklan.al