Duket se komplikacionet me gripin po shtohen nga dita në ditë. Aktorja tajvaneze Barbie Hsu, e njohur në botën kineze si “Big S”, ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare pas komplikacioneve që shkaktoi virusi.
Hsu, e cila fitoi famë nga roli i saj kryesor në ‘Meteor Garden’, po udhëtonte në Japoni me familjen gjatë Vitit të Ri Hënor dhe ndërroi jetë rrugës. Mjekët thanë se shkak i humbjes së jetës, ishte pneumonia e rëndë.
Motra e saj, aktorja tjetër Dee Hsu e njohur gjithashtu si “Small S”, konfirmoi vdekjen e saj me anë të një deklarate, që u publikua nga mediat vendase.
Vdekja e papritur e Hsu-së tronditi botën e artit.
Në vitin 1994 së bashku me motrën e saj Dee, interpetuan në filmin “SOS”. Hsu fitoi famë globale me rolin e saj kryesor në Meteor Garden.
Jeta e saj u fokusua në organizimin e shfaqjeve të ndryshme dhe reklamave në vitet e fundit.
Për gati 26 vjet ajo kryesoi fushatën për mbrojtjen fushatë e të drejtave të kafshëve “People for Ethical Treatment of Animals (PETA)” në Kinë.
Ajo ishte e martuar me reperin korean Koo Jun-yup “DJ Koo”. Para 3 vitesh ata u ndanë dhe aktorja u martua me sipërmarrësin kinez Wang Xiao Fei, me të cilin lindi dy fëmijë.
Klan News