“Lidershipi ka shtuar llogaritë bankare”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës sulmoi sërish kreun e FSHF-së teksa tha se e ka drejtuar institucionin si të ishte një bandë.
Erjon Veliaj: Në Federatën Shqiptare të Futbollit djersit dhe mundohet vetëm kombëtarja kuqezi. I gjithë lidershipi i saj vetëm ka shtuar llogaritë bankare, makinat e shtrenjta dhe çarterat. Kurse mundim real, me djersë, ka vetëm ekipi kombëtar. Turma prej 500 vetash punon në një organizatë pa transparencë, të cilët vetë votojnë, vetë votohen. I dimë edhe emrat e atyre që votojnë, dhe ti nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës sa herë ke një sfidë para teje.
Veliaj ritheksoi edhe një herë premtimin se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund.
Tv Klan