Bashkia e Tiranës thotë se e ka kthyer muajin Gusht në muajin e “sulmit” sa i takon investimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi ka inspektuar punimet që po kryhen në lagjen Shkozë, ku po shtrihet rrjeti i ri i ujësjellësit përpara se të nisë investimin për rikontsruktimin e rrugës, thotë se është zgjedhur ky muaj për të kryer punimet pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës janë me pushime.
Kryebashkiaku ka kërkuar ndërgjegjësimin e banorëve për të mos abuzuar me ujin e pijshëm, ndërsa premton investime në të gjithë Tiranën për të mundësuar furnimizmin 24 orë me ujë të pijshëm.
Paralelisht me investimet bashkia ka nisur dhe një aksion për të prerë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit apo keqpërdorimin e ujit të pijshëm nga subjekte si lavazhe apo ferma.
Tv Klan