Në turin e mirënjohjes me socialistët që kanë kontribuuar në vitet më të vështira e Njësisë numër Tetë të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj duke krahasuar kohën kur ishin opozitë tha se sot është një ditë për t’u krenuar.
“Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë, por ama duhet të kujtojmë se kjo forcë që fiton betejë pas beteje, ka pasur edhe ditë të vështira, e megjithatë as nuk u lodh, as u dorëzua, as hoqi dorë, as nuk i tradhtoi idealet, as bëri pazar, ama qëndroi fort.”
Per Veliajn, opozita di vetë të protestojë dhe të kundërshtojë të gjitha projektet për zhvillimin e Tiranës.
“Dinë të bëjnë vetëm një gjë, digj goma te parlamenti, këndi i lodrave, te bulevardi. Detyra jonë si politikanë është të mbajmë premtimet.”
Veliaj theksoi se PS ka treguar se di të qeverisë dhe se me ata në pushtet nuk fitojnë vetëm socialistët, por të gjithë shqiptarët.
Tv Klan