Kryeministri Sali Berisha tha se vendi vijon të qëndrojë larg krizës financiare duke sjellë si fakt për këtë rritjen e ndjeshme të eksporteve. Kryetari i qeverisë krahasoi shifrat  e muajit  Shkurt  të vitit 2009 me të njëjtën periudhë të këtij viti. Produktet ‘made in Albania’ tha zoti Berisha kanë pësuar rritje me 100%, nga 83000 ton në 2009, në 129000 ton në vitin 2010.

Sali Berisha: “Por rritja në vlerë është shumë më e madhe. Në rast se eksportet e Shkurtit të vitit 2009 kanë qenë gjithsej 2.2 miliardë lekë, eksportet e shkurtit të vitit 2010 janë 4.5 miliardë lekë. Pra është një rritje mbi 100%. Këtu bëhet fjalë për mallrat ‘Made in Albania’.”

Për kryetarin e qeverisë bilanci është edhe më pozitiv përsa i takon eksportit  të mallrave të përpunuara. Nga 6.4 mijë ton në 2009 në 15 mijë ton në vitin 2010.

Sali Berisha: “Në vlerë nga 5.2 miliardë lekë  arrin ne 6.7 miliardë lekë. Ata të cilët flasin për krizë, t’i heqin gjyslykët e krizës  dhe të lexojnë apo të ndërrojnë lente dhe të lexojnë realitetin ashtu siç është. Të arrish të dyfishosh vlerën e eskportit nga viti 2009 në vitin 2010 kjo përbën një arritje shumë të madhe.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi