Ndalimi për një vit i TikTok-ut në Shqipëri është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se qeveria shqiptare mori vendimin pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar.

Qeveria shqiptare synon të ndalë ndikimin negativ që rrjetet sociale kanë tek fëmijët, shkruan media britanike BBC. Vrasja e 14-vjeçarit shkaktoi debate në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore mbi ndikimin e këtyre rrjeteve tek të fëmijët dhe adoleshentët. 

Agjencia tjetër ndërkombëtare e lajmeve Associated Press shkruan se qeveria shqiptare fajëson TikTok-ut për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht tek fëmijët.

Turkja “Anadollu” shkruan se mbyllja për një vit e këtij rrjeti social synon forcimin e mekanizmave të sigurisë në shkolla. Kryeministri citohet të jetë shprehur se gjatë periudhës së bllokimit do të monitorohen se çfarë filtrash dhe kufizimesh të reja teknologjike mund të vihen në dispozicion dhe se si do të reagojë vetë TikTok-u.

Rrjeti i madh social me qendër në Pekin, në një reagim për mediat botërore kërkon sqarime urgjente nga qeveria shqiptare pse është marrë kjo masë, pasi thotë se adoleshentët e përfshirë ngjarjen e rëndë të 18 Nëntorit, nuk kishin llogari në Tiktok.

Tv Klan