Vlera e bonove të privatizimit pritet të bjerë ndjeshëm në tregun e lirë të këmbimit e mbase duke ju rikthyer niveleve të fillim qershorit. Shkak është bërë riaktivizimi një sasie të konsiderueshme të letrave me vlerë, që e konvertuar shkon në disa qindra miliona dollarë, të bllokuara në disa fonde piramidale investimi prej shumë vitesh.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë kaloi projektligji për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive, ku në një pikë të së cilës parashikohet qe të gjitha bonot e privatizimit të investuara në këto fonde investimi do t’ju shpërndahen individëve. Për rregullimin e afateve dhe procedurave është ngarkuar ministria e Financave, por më parë duhet që ky draft ligjor të miratohet nga parlamenti.
Behet fjalë për sasi të mëdha të letrave me vlere, që shkojnë në disa miliarda lekë, të mbledhura gjatë viteve nga fonde të tilla si Anglo Adriatika me qëllim privatizimin e aseteve shtetërore e që kanë mbetur të paaktivizuara. Rishpërndarja e këtyre bonove tek qytetarët që i investuan ato pritet të rrisë sasinë e letrave në vlerë në treg duke sjelle rrjedhimisht edhe zhvlerësimin e ndjeshëm të tyre.
Aktualisht bonot e privatizimit tregtohen për 18-19 % e vlerës, shifër tepër e larta po ta krahasojmë me vetëm 3 muaj ma para kur kishim ta bënim me nivele qa nuk kalonin 5 apo 6 %. Rritja me disa fish e vlerës sa bonove ta privatizimit na treg u shkaktua nga premtimi i kryeministrit për përdorimin e tyre edhe na procesin e legalizimit, për pagesën deri 80 % të detyrimit të qytetareve ndaj Aluizni-t. Por vendimi më i fundit i qeverisë për zhbllokimin e të gjitha bonove të futura në fondet e investimit pritet të japë impakt të menjëhershëm në treg shoqëruar me zhvlerësimin e letrave me vlerë./tvklan.al
GazetarI Fjorald Zguro