Ky është momenti ngjethës kur një piton 4.5 metra i gjatë është kapur nga pronari i shtëpisë në brendësi të murit të dhomës së ndenjies.
Somchai Subdang, 45 vjeç, po shihte televizor pasditen e së martës kur dëgjoi një tingull të çuditshëm të dilte nga suvaja.
Ai vuri veshin në mur për të kuptuar çfarë po ndodhte kur dëgjoi fërshëllimën dhe pa gjarprin të dilte nga muri.
Burri nga Bangkoku, Tajlandë, tha se u frikësua kur dëgjoi zhurmën.
Pasi Subdang telefoni shërbimet zjarrëfikëse, ata e futën pitonin në një thes për t’ua dorëzuar punëtorëve të kafshëve të egra në rrethin e Thung Khru, dhe e lanë atë në habitatin e tij.
Pitonët dhe llojet e tjerë të gjarpërinjve janë të zakonshëm në Tajlandë dhe gjenden shpesh në tubacione, rubinetë, pemë dhe shkurre./tvklan.al