Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës, duke u shkatërruar plotësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht në momentin e zjarrit aty nuk ndodhej asnjë njeri.

Ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar djegien e kuzhinës së banesës.

Paraprakisht mësohet se shkak është bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes

./abcnews.al