Në kuadër të operacionit policor të koduar “Escort” është vënë në pranga 40-vjeçarja me iniciale G. Ç., banuese në Turqi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ajo në bashkëpunim me një tjetër të arrestuar me iniciale A. H, rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion duke përdorur një faqe online.
Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçares i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 Euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Gjithashtu në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori për 2 turke të tjera të dyshuara për ushtrim prostitucioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al