Grupi militant palestinez Hamas publikoi emrat e katër grave ushtare izraelite që do të lirohen në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag do të lirohen të shtunën, tha Hamas.

Shkëmbimi, që pritet të fillojë të shtunën pasdite, pason lirimin në ditën e parë të armëpushimit të dielën e kaluar të tre grave izraelite dhe 90 të burgosurve palestinezë.

Izraeli ka rënë dakord të lirojë 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare femër të liruar, kanë thënë zyrtarët.

Kjo nënkupton që 200 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të të katërve.

Tv Klan