Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës pjesën nga sheshi Shqiponja drejt Lumit të Tiranës po punohet edhe gjatë natës për të bërë të mundur që kjo vepër të hapet për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti.

Zv,kryeministrja Balluku dhe ministre e Infrastrukturës gjatë inspektimit tha se në këtë zonë është realizuar më tepër se 65% e punimeve si dhe spostimi i linjave ajrore elektrike dhe atyre të ujësjellësit.

Në këtë pjesë të Unazës së Madhe të kryeqytetit po punohet për ndërtimin e urave dhe veprave të tjera të artit pjesë e projektit.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale prej afro 29 kilometrash.

Klan News