Pro “Berishës”, delegatët e Kurbinit, Dibrës, Lushnjes e Shijakut
Kur na ndajnë tre ditë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, të tjerë delegatë kanë publikuar emrat e firmëtarëve që janë rreshtuar në krah të ish-Kryeministrit Berisha. Anëtarët e degës 13 konfirmuan vullnetin e plotë të delegatëve që do të bashkohen në forumin më të lartë drejtues të së shtunës , duke kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike.
Mbështetjen për datën 11 e dhanë edhe delegatët e Kurbinit dhe të Matit. Publikimin e delegatëve firmëtarë e bënë edhe delegatët e Shijakut.
Përfaqësues të degës Lushnje dhe Divjakë ftuan delegatët që ende nuk kanë firmosur që të bashkohen kuvendit të 11 dhjetorit. “Pro” kuvendit të thirrur nga 4500 delegatë janë shprehur edhe demokratët e degës së Dibrës dhe Bulqizës.
Dibrës ka 190 delegatë dhe 135 prej tyre, ose ndryshe 71.3 për qind e tyre kanë firmosur për 11 Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Në kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit krahas ndryshimeve statutore, Sali Berisha ka paralajmëruar edhe shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti I kryetarit të partisë, ndërkohë që zgjedhja e kryetarit të ri pritet të kalojë përmes një referendum.
Tv Klan