Institucionet shëndetësore në të gjithë vendin kanë rritur vigjilencën për kapjen sa më shpejt të rastit të parë të prekur nga virusi A H1N1. Specialistët e ISHP-ës kanë mundur të marrin deri më tani 70 mostra, për të cilat kanë dyshuar se janë të prekur nga virusi që po qarkullon në të gjithë botën.

Sipas  tyre duhet të merren mesatarisht 10 kampione në javë, ndërsa shtojnë se një punë të tillë duhet ta bëjnë edhe mjekët e familjes.

Silva Bino: “Dua t’ju them që javës që kaloi kemi marrë 23 mostra, pra e kemi tejkaluar numrin, sepse vihet re që edhe vigjilenca është më e lartë. Sot në orën 1 ne kemi jo vetëm në spitale, por aktualisht edhe mjekët të jenë më të përgjegjshëm për raste dhe një sasi terrenesh për të marrë mostra dhe të kenë mundësi për të marrë mostra, por shpërndahen edhe tek mjekët e familjes.”

Krahas rritjes së vigjilencës, është siguruar edhe një sasi e konsiderueshme e Tamiflusë, e cila është shpërndarë në të gjitha spitalet për çdo rast të konstatuar se është prekur nga virusi A H1N1.

Brunild Cami: “Ky është medikamenti Tamiflu i cili përdoret në rase kur personi preket  nga gripi A H1N1. Ky medikament siç e shikoni është stok në Shqipëri, aktualisht vendi ynë ka siguruar deri të këtij medikamenti për trajtimin e 4500 personave, në rast se ne prekemi nga ky virus. Një stok gjendet në ambientet e ISHP-së ku dhe ne gjendemi, të tjera doza Tamifluje gjenden  në depon farmaceutike të QSUT, gjithashtu janë pajisur edhe të gjitha drejtoritë  rajonale në rrethe me doza Tamifluje.”/tvklan.al

Gazetare: Brunlida Cami