Vizita në Tiranë e ministres së Jashtme të Greqisë Dora Bakoyannis, vend i cili ka presidencën e radhës së OSBE-së ka prekur çështje të rëndësishme, ku qartë u shfaq mbështetja e shtetit grek për proceset integruese të Shqipërisë. Fillimisht për objektivin shqiptar që në 2012 të marrë drejtimin e OSBE-së.

Lulzim Basha:E njoha ministren e Jashtme me kërkesën e Shqipërisë për marrjen e kryesisë së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për vitin 2012. Ky është një vit i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme, për realizimin e të cilës kërkova mbështetjen e kryesisë greke në mënyrë që ky vendim të merret gjatë ministerialit të Athinës më dhjetor të vitit 2009. Në kuadër të kësaj kërkese diskutuam për rëndësinë historike që Shqipëria i kushton Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, si organizata e parë transatlantike në të cilën Shqipëria u anëtarësua pas daljes nga izolimi komunist.”

Bakoyannis tha, se ky është një objektiv i arritshëm, duke i shtuar dhe disa angazhime thelbësore siç janë vazhdimi i reformave dhe më së pari zgjedhjet sipas standardeve demokratike. Në konferencën e përbashkët për shtyp të të dy diplomatëve që pasoi takimin 8A8  dhe atë mes delegacioneve, u përsërit disa herë rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve miq. Nën këtë frymë ministrja Bakoyannis tha, se Greqia do të mbyllë shumë shpejt çështjen e protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Dora Bakoyannis:Parlamenti grek javën që vjen do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Greqia do të japë mbështetjen maksimale për integrimin Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Por diplomatja e latë greke garantoi mbështetje për të gjitha proceset integruese në të cilat Shqipëria është përfshirë si liberalizimi i vizave  dhe aplikimi për statusin vendit kandidat.

Dora Bakoyannis: “Po, ju mbështesim në të dyja këto drejtime, Greqia është shprehur qartë për perspektivën evropianë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

Lulzim Basha:Mbajtja e zgjedhjeve të lira, të hapura dhe transparent është vullneti i qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër rikonfirmova angazhimin qeverisë për të pritur misionin vëzhgues më të madh që ka monitoruar ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri. Për këtë qëllim qeveria shqiptare ka ftuar Odirin dhe të gjithë shtetet anëtare të OSBES-së që të dërgojnë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Gjatë konferencës për shtyp, Bakoyannis në përgjigjej të interesit të gazetarëve lidhur pronat e shqiptarëve në Greqi tha se zgjidhja vjen vetëm përmes gjykatave. Ajo foli gjithashtu dhe për ligjin e lustracionit duke theksuar se OSBE-ja do të monitorojë me kujdes zbatimin e tij. Në Tiranë Bakoyannis konfirmoi se nuk do të ketë ndryshimnë mandatin e këtij misioni në vendin tonë.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, shefja greke e diplomacisë Dora Bakoyannis u takua dhe me kryeministrin Berisha ku në qendër të diskutimeve ishte ligji i lustarcionit. Kreu i ekzekutivit e garantoi ministren Bakoyannis se ligji i lustracionit do të zbatohet në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut dhe se qeveria shqiptare d ta vlerësonte maksimalisht në rast se ekspert çek të ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për zbatimin e tij.

Më tej Z. Bakoyannis është takuar dhe me kryeparlamentaren Topalli dhe me presidentin republikës Bamir Topi./tvklan.alGazetare: Menada Zaimi