Nikos Kotzias theu akullin diplomatik 12-vjeçar në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës. Kryediplomati grek u takua me kreun e qeverisë së Shkupit, Zoran Zaev. Në komunikatën për media të kryeministrit maqedonas thuhet se, fokusi i bisedimeve ishte e ardhmja e dy vendeve dhe gjetja e një zgjidhjeje të pranuar nga dy palët. Takimi me Zaev pasoi atë me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, me të cilin Kotzias zhvilloi edhe një konferencë për shtyp.
“Jam i lumtur të ndodhem përsëri në fqinjin tonë verior. Duam të ndërtojmë bashkëpunim, stabilitet dhe siguri mes territoreve e cila do të ndihmojë në të gjithë rajonin
”, tha Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm grek.
“Patëm një bisedë të mirë. Folëm për çështjen e emrit dhe raportet tona në të ardhmen. Kur mendojmë për të ardhmen është e vështirë të gjendjen dallime por për të arritur deri aty duhet të zgjidhim problemet aktuale”
, u shpreh Nikola Dimitrov, ministëri i Jashtëm i Maqedonisë.
Dimitrov sqaroi se Shkupi nuk e pranon variantin për një emër të përbërë, por të pandashëm dhe të papërkthyeshëm.
Ministri Kocias u takua gjithashtu edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, por jo me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov. Vizita e kryediplomatit grek i paraprin takimit të rëndësishëm të 30 marsit në Vjenë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimiç që synon ti japë fund konfliktit për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Tv Klan