Pas superjahtit luksoz “Opera” që u ankorua në Durrës, fundin e muajit Korrik, dy superjahte luksozë janë ankoruar sërish në Portin e këtij qyteti.
Njëri prej tyre është në pronësi të themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum, i cili arrin vlerën prej 220 mln Dollarësh.
Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.
Ky jaht 100 metra i gjatë është i disponueshëm edhe me qera për 600 mijë Euro në javë.
Infrastrukturat e përshtatshme dhe shërbimet në Portin e Durrësit që prej fillimit të verës ka sjellë mbi 35 jahte të madhësive të ndryshme, duke e kthyer një pikë të rëndësishme për turizmin detar në Mesdhe.
Ankorimi i jahteve turistike gjithashtu ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në promovimin e tij si një vend tërheqës edhe për turizmin detar.
Tv Klan