“Kontrast” kështu titullohet shfaqa e rrymës dance-teatër e cila do të prezantohet për publikun e kryeqytetit në datat 3 dhe 4 Dhjetor 2002. Pas publikimit me sukses të shfaqes “Tranzicion” në këtë balet bashkëkohor është serisht trupa e Akademisë së Arteve nën drejtimin e koreografit Gjergj Prevazi në bashkëpunim me koreografin Zvicerian dhe kolegun e sajë që po përgatisin këtë shfaqe të dytë.
“Kemi alternuar teknika të dancit, konteporane, dancit modern dhe folkut Shqiptarë, njëkohësisht ne i qëndrojmë besnik tematikës Shqiptare edhe në spektalin e dytë që quhet “Kontrast” , ne i kemi qëndruar besnik temave tona që janë shumë interesante, madje dhe jashtë Shqipërise janë shumë interesante” u shpreh Prevazi.
“Kontrast” do të percjellë tek publiku problemet e jetës në Shqipëri, fenomene të ndryshme sociale apo probleme të përditëshme që pasqyrohen në mënyrë të vecantë nëpërmjet lëvizjes trupore të balerinëve. Kjo shfaqe sjellë në skenë 5 cifte balerinësh të cilët janë studentë të Akademisë së Arteve në degën e koreografisë. Pjesa më e madhe e tyre ka qënë pjesë e shfaqes së mëparshme “Tranzicion”, e cila ka korrur shumë sukses duke marrë pjesë në 5 konkurse ndërkombëtare ku janë nderuar edhe me cmime të para./tvklan.al