Nuk prodhoi fitues sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e tetë në Superiore. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet.

Shkodranët ishin të pafat në këtë takim, pasi u ndalën dy herë nga tranversa dhe një herë nga shtylla.

Në krahun tjetër, verdheblutë gjetën golin në fund të pjesës së parë me Edon Hasanin, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e dytë me 14 pikë, 1 më pak se Partizani kryesueses, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 13 pikë. /tvklan.al