Trajneri Gugash Magani, ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës. Bardheblutë triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit, aty ku duket se ndryshimi i trajnerit ka dhënë efekt. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të, kur Jarmouni shënoi me penallti. Ishte i njëjti autor, që dyfishoi shifrat në minutën e 69-të.
Ismajli realizoi të tretin për Tiranën ne minutën e 81-të, ndërsa Bajrovic vulosi takimin në 4-0 në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Tirana mban vendin e shtatë me 14 pikë, 4 pikë më shumë se Bylis i vendit të fundit. /tvklan.al