Dita Ndërkombëtare e Rinisë ka mbledhur në kalanë e Porto Palermos në Vlorë, të rinj nga i gjithë vendi, ministria e Kulturës në bashkëpunim me fondin e kombeve të bashkuara për popullsinë organizuan për dy ditë me radhë aktivitetet me tematika të ndryshme.
Bashkëpunimi mes të rinjve si dhe angazhimi për promovimin vlerave të shoqërisë civile ishte qëllimi kryesor i këtij aktiviteti. Të rinjtë e pranishëm u njohën me materialet promovuese dhe diskutuan mes tyre për sfidat me të cilat përballet rinia shqiptare sot. Aktiviteti kulmoi mbrëmjen e djeshme me një koncert festiv në kalanë e Ali Pashës organizuar nga art kontakt festival dhe ministria e Kulturës.
Në të morën pjesë grupe muzikore të cila performuan live si dhe një DJ i ardhur nga Tirana. Në ritmin e muzikës të rinjtë kanë shijuar disa nga hitet më të njohura duke mbyllur kështu aktivitetin 2 ditor me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë./tvklan.al