Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përgëzoi me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Donald Trump, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit. Ajo u shpreh se SHBA-ja dhe BE-ja janë më shumë se thjeshtë aleatë.

“Përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të japë për ta”, shkroi Von der Leyen./tvklan.al