“Parlamenti të plotësojë boshllëkun ligjor”
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 është cenuar e drejta e emigrantëve për të votuar. Ajo i kanë dhënë pjesërisht të drejtë padisë së bërë nga Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë.
Gjykata urdhëron parlamentin që brenda 1 viti të plotësojë këtë boshllëk ligjor për të mundësuar votën e emigrantëve. Shoqata kërkonte edhe shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit, por kjo nuk është pranuar.
Kodi Zgjedhor parashikon që çdo emigrant mund të votojë, por duhet të kthehet në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e votës.
Tv Klan