Në Shqipëri hyjnë shumë më shumë automjete se ato që dalin jashtë përdorimit dhe duhet të çregjistrohen.

Të dhënat e DPSHTRR tregojnë se raporti i mjeteve të çregjistruar me ato të reja është në shifra 1 me 10 mijë.

Vetëm vitin që lamë pas në Shqipëri janë futur afro 100 mijë automjete, dhe janë çregjistruar vetëm 8 mijë mjete. Ky trend vihet re të paktën 5 vitet e fundit.  

“Jemi me trend rritës për mjete të regjistruara për herë të parë, 27 % më shumë se 2023, afro 100 mijë mjetë të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë”, thotë Mine Bushi, përgjegjëse sektori në DPSHTRR.

Edhe pse të dhënat tregojnë një trend rritës për automjetet e çregjistruara, sërish ato mbeten në shifra shumë të ulëta në krahasim me automjetet që janë në qarkullim.

“Për vitin 2023 janë 6770 mjete të çregjistruara, ndërsa në 2014 afro 8 mijë mjetë të regjistruara. Jemi me një trend rritës afro 20 % për secilin vit. Përqindjen më të lartë të çregjistrimit e mbajnë autoveturat me afro 85 % të tyre”.

Shumica e mjeteve që dalin jashtë përdorimit janë më një moshë prodhimi mbi 25-vjeçare.

“Janë më të vjetra se 22 vite prodhim, me një moshë 25-vjeçare. Arsyeja e taksave është kryesore, dhe faktori tjetër është pjesa e amortizimit, pasi rriten më shumë kostot dhe shpenzimet për mirëmbajtjen”.

Fluksi i automjeteve të vjetra në qarkullim shihet si faktor kryesor në ndotjen e ajrit. Në Shqipëri aktualisht rezultojnë në qarkullim mbi 925 mijë mjete.

Tv Klan