Në Kuvendin Rinor Kombëtar, Kryeministri Rama thotë se vota për Partinë Socialiste është e vetmja për ndryshimin. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk lë pa ironizuar opozitën të cilën e quan kënetë bretkosash, ndërsa liderin e saj “buf kënete”. Kryeministri ka kërkuar dhe votën e emigranëtve të diasporës të cilëve ju ka thënë që ta mos humbasin kohë, por të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama: Asnjë forcë nuk është më e re se kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë dhe energji se sa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër e vjetër apo e re nuk ka më shumë rini se sa ne dhe në asnjë forcë tjetër nuk ka vend për të rinj dhe për të vjetër nga se ka tek ne. Tek asnjë forcë tjetër, vota nuk sjellë asgjë të re, fuqia që i sjell të rejat për vendin nuk është askund tjetër përveç se këtu tek ne dhe me ne. Prandaj, vota për ne është e vetmja për ndryshimin, vota për të tjerët, votë e sigurtë për zhgënjimin.

Të gjithë tjerët premtojnë çdo gjë se nuk kanë asgjë në dorë. Ne kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Ne kemi në dorë të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptare duke e kthyer votën e tyre për PS me një ulëse me emrin Albania në tryezën e Bashkimit Europian. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne. Nëse nga sot në 100 ditë, votave të shqiptarëve të Shqipërisë do ju shtohen dhe ata të botës dhe Europës, kjo do të thotë se ne luftuam dhe duruam, por në fund e bëmë këtë që premtuam.

Ne ia ngritëm kokën Shqipërisë në botë të regjistrohet që me votën për PS-së që të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jenë qytetarët e barabartë mes të barabartëve në familjen e bashkuar europiane. Kush na ndjek nga jashtë vendit, ta ketë parasysh se afati i fundit për regjistrimin përmes postës, data është 4 Mars. Futuni në faqen e KQZ-së dhe regjistrohuni për të votuar më 11 Maj dhe mos e vini kurrë ndryshim: Vota e çuar tek cilido tjetër është një gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite bretkosash që ka një krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne, është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po shtrihen dhe po forcohen në të gjitha fushat e jetës shqiptare.

/tvklan.al