Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë marshim në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e 40-vjeçares dhe vajzës së saj në Gjakovë dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.
“Individë e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t’i japet fund dhunës dhe t’u thonë të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!
“Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës. Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na çon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”,
thuhet në njoftimin e organizatorëve. /Klan Kosova