Pritet përcaktimi i një seance gjyqësore

Gjykata e Apelit hodhi këtë të martë shortin për përaktimin e trupës gjykuese për çështjen e ashtuquajtur si “Vula e PD”.

Shorti caktoi gjyqtare relatore Alma Ahmetin dhe dy anëtarë, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Trupa gjykuese do të vendosë për një seancë ku do të shqyrtojë çështjen, që sipas vendimit të Gjykatës së Lartë mund dhe duhet të zgjidhet nga Apeli.

Tv Klan