Nagavci: Grenell do ata që ia bëjnë amin për çdo gjë
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që në mbledhjen e radhës së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të caktohet data e seancës ku do të raportojë Kryeministri Avdullah Hoti.
Ajo ka thënë se kërkesa e Hotit për raportim në Kuvend ka ardhur pasi Vetëvendosje kishte kërkuar një gjë të tillë.
Sipas saj, marrëveshja e Washingtonit duhet parë me sy shqetësues. Nagavci ka ftuar partitë në pushtet që nuk e përkrahin këtë qeveri duhet t’i bashkohen mocionit të LVV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Ka komentuar edhe kritikat ndaj kreu të LVV-së nga i dërguarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Ka qenë fat i mirë që qeveria Kurti ishte në pozitë edhe për Shkurt aq sa të pengonte projektet e Thaçit për ndarjen e Kosovës. Duket se Grenellit i pëlqen të ketë negociator si Hoti e Vuciçi, që ia bëjnë aminin pa marrë parasysh cilat janë interesat e Republikës së Kosovës”.
Ndërkohë për marrëveshjen ka folur sërish Grenell, i cili ka cilësuar se me hapjen e vendeve të reja të punës pas kësaj marrëveshje, te të dy vendet luftërat politike të viteve të fundit do të lihen anash.
Tv Klan